Lëvizja Vetëvendosje ua ka uruar besimtarëve myslimanë Festën e Kurban Bajramit, duke vlerësuar se kjo festë simbolizon sakrificën dhe solidaritetin, jep mesazh për mbarë njerëzimin që asnjëherë të mos heqim dorë nga idealet dhe përherë t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, veçanërisht nevojtarëve.
Urimi i VV-së:
ME FAT KURBAN BAJRAMI!
Lëvizja VETËVENDOSJE! uron gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Kjo festë që simbolizon sakrificën dhe solidaritetin, jep mesazh për mbarë njerëzimin që asnjëherë të mos heqim dorë nga idealet dhe përherë t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, veçanërisht nevojtarëve.
Duke qenë bashkë në rrugëtimin për drejtësi e barazi, me gjithë sakrificat që lypsen, është e vetmja mundësi që të arrihen këto ideale. Duke qenë të përkushtuar dhe duke u përkujdesur për njëri-tjetrin, shoqëria do ta ketë me të lehtë përballjen me vështirësitë që i hasim në këtë rrugëtim.
Urojmë për shëndet, mbarësi e çdo të mirë për secilin! Gëzuar!
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...