VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit

13:04 | 6 Mars 2026
A Z

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvedosje Arbërie Nagavci ka thënë se nuk do të shkojnë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Nagavci e ka quajtur veprim të nxituar dhe të pa matur ftesën e presidentes, dërguar partive politike, për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Nuk ka asnjë arsye që të shkojmë në takim. Ky është është veprim i nxituar dhe i pamatur”, ka thënë Nagavci.

Shpërndaje në rrjete sociale