Vetëvendosje ka vazhduar edhe sot fushatën “Kundër PANhajnisë”, ata ishin në qytetin e Ferizajt.
Sipas VV-së qeverisja e re do të bëjë investime që gjenerojnë vende të reja pune, por jo në asfalt që mbetet i zbrazur.
“Këta politikanë që mbyllin perspektivën për qytetarë nuk mund të hapin vende të reja të punës. Këta investimin dhe investitorin së pari e shohin si përqindje pastaj si investim”.
“PANqeveria që ndjek prokurorin nga shteti nuk mund të sigurojë investime për vendin. Pa drejtësi e siguri nuk mund të ketë zhvillim e punësim. Andaj, me qeverisjen e re, siguria e ligji, zhvillimi e barazia do të jetë rruga e vetme për ta nxjerrë Republikën nga kjo ngrehinë”.
“Sot, në Ferizaj, qytetarët e bashkuar treguan se Kosova po ndryshon, një herë si vendosmëri, sikur sot, pastaj edhe në protestë e zgjedhje të reja”, thuhet shkrimin e VV-së në faqen zyrtare në Facebook.
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...