Investime në shkolla, shëndetësi, infrastrukturë e projekte të tjera premtoi para banorëve në fshatin e tij të lindjes kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Lipjanit, Ilir Qeriqi. Qeriqi tha se ka vizion të qartë për atë se si do të duket Lipjani në katër vitet që vijnë me të si kryetar.
“Kemi një program shumë të mirë dhe duam ta zbatojmë. Do ta bëjmë Lipjanin më mirë, po ashtu Krojmirin dhe çdo cep të komunës. Të punojmë bashkë dhe fort, që qeverisë së Albin Kurtit t’i ofrojmë edhe qeverisjen qendrore. Nuk do t’i lëmë qytetarët pa ujë, siç kanë mbetur për 12 vite. Do të punojmë me përkushtim për të gjithë Lipjanin”, tha Qeriqi.
Ai theksoi se preokupim i tij gjatë qeverisjes do të jetë gjithsecili qytetar dhe dora e mbështetjes së komunës nuk do t’i mungojë asnjëherë.
“Qeverisja jonë do të jetë me qytetarët në qendër, jo si tani që qytetari i shërben kryetarit”, theksoi kandidat i LVV-së për kryetar të Lipjanit.
Blerim Sallahu nga VV u shpreh i bindur në fitoren e Qeriqit, duke thënë se Lipjani do të rilind me udhëheqjen e Vetëvendosjes./rtk
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...