Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se PDK dhe LDK po flasin të pavërteta në Kuvend.
“Po ju dëgjoj dhe mendoj si mund të flisni të pavërteta këtu. PDK ka insistuar që të trajtohen ligje që i keni propozuar vet e të cilat në mënyrë të argumentuar e kanë rritur shifrën që qeveria Kurti e kishte parashikuar për pakon emergjente, ndërsa ju Gashi keni kërkuar që asgjë të mos trajtohet në seancë deri pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ajo.
Nagavci më tej ka thënë se qeveria nuk i ka pas 45 vota.
“Ju sot nuk i keni pas 59 as 45 vota, dhe mos flisni për interesin e qytetareve të cilin e keni shkelur dhe deformuar atëherë kur keni rrëzuar qeverinë legjitime të votuar më 6 tetor”, ka shtuar ajo.
Ky diskutim ka ardhur për shkak të rendit të ditës i cili përfshinë disa marrëveshje financiare ndërkombëtare.
Kundër tyre ka dalë edhe PDK, ndërsa pozita ka kërkuar që të votohet pasi sipas tyre do të ndihmojnë në realizimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike.
Kuvendi i Republikës së Kosovës në rendin e ditës së sotme ka disa pika për marrëveshje financiare ndërkombëtare.
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...