Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me deklarimet e zyrtarëve të komunës së Gjilanit, nga kryetari Lutfi Haziri e zyrtarë tjerë komunalë që fajësuan këtë subjekt politik për aksionin e sotëm të disa individëve që shpuan gomat e veturave zyrtare të kësaj komune.
Vetëvendosje thotë se ky aksion nuk është realizuar nga ky subjekt politik, duke theksuar se aksionet e tyre paralajmërohen, madje ftohen edhe mediat.
“Dëshira e madhe e pushtetarëve për ta akuzuar Vetëvendosjen për gjithçka, doli në pah edhe sot në rastin e shfryrjes së gomave të Lutfi Hazirit. Ky aksion nuk është realizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Çdo aksion ne e bëjmë në mënyrë publike dhe madje i ftojmë edhe mediet”, theksohet në reagimin e VV-së.
Reagimet e këtilla, Vetëvendosje po i quan luftë speciale ndaj Vetëvendosjes, dhe kjo, sipas tyre, “po bëhet nganjëherë me polici e nganjëherë me propagandë të pushtetit”.
“Sidoqoftë, ne nuk e kemi ndërmend t’i ndalim veprimet tona për parandalimin e krijimit të “Zajednicës””, përfundon reagimi.
Ceballos drejt largimit nga Real Madridi, destinacioni i ri ...
Vjedhje e rëndë në Fushkosovë , arrestohen tre të dyshuar
Kombëtarja turke mbërrin në SHBA për Kupën e Botës FIFA
Serwer: E rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në NATO ...
Stuhia tropikale prek Japoninë, paralajmërohen përmbytje dhe...
Rama për protestat në Zvërnec: Shqipëria do të bëhet sipas k...