Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar sot situatën politike pas dështimit për formimin e Qeverisë së re.
Në një postim në Facebook, ajo bëri krahasime me vitin 2020, kur sipas saj, të njëjtët aktorë politikë kishin rrëzuar Qeverinë Kurti 1.
“Fytyra të para, qeshje të njohura. Dita e sotme më kujtoi 25 marsin 2020. Atëherë të gjithë këta bashkë po na rrëzonin, sot pamundësuan ngritjen e Qeverisë së re. Asokohe rrëzonin Kurtin 1, sot pamundësuan Kurtin 3,” tha Haxhiu.
Ajo kritikoi “Klubin e Stërvjetëruar Politik” dhe Listën Serbe për pengimin e votimit të kryeministrit të zgjedhur më së shumti nga qytetarët.
“Në Kuvend, Klubi i Stërvjetëruar Politik pamundësoi votimin e njeriut që populli e ka votuar më së shumti në historinë e Kosovës. Lista Serbe, si gjithnjë, pranë tyre,” theksoi ajo.
Megjithatë, Haxhiu u shpreh optimiste për të ardhmen e Vetëvendosjes dhe theksoi se pengesat janë të përkohshme.
“Shpesh, të njëjtit kanë menduar se e kanë mposhtur përfundimisht VV-në e Albin Kurtin, por dihet ku jemi ne e ku janë ata. Do të kthehemi sërish, me popullin në krah dhe me parimet e pathyeshme,” tha deputetja.
Ajo shtoi se as presioni i grupeve të interesit, as manipulimet e mundshme nuk do të mund të ndalin partinë e saj.
“Ata që nuk marrin mbështetje nga populli, nuk mund të na shantazhojnë me numra. Më nuk ka terminale, ambasada apo tenderë në emër të votës. As populli i Kosovës, e as ne, nuk ua kemi borxh karrigen. Dhe për këtë, VV-në e Albin Kurtin nuk do ta thyeni asnjëherë,” deklaroi Haxhiu.
Deputetja gjithashtu theksoi misionin e Vetëvendosjes për një qeverisje të ndershme dhe transparente.
“Matematikat e tyre nuk do të mund ta mposhtin vullnetin tonë politik. Republika nuk do të punojë për grupet e interesit, por për qytetarët pa dallim. Beteja jonë për një Kosovë me dinjitet, pa krim e pa korrupsion, vazhdon. Edhe më fuqishëm,” përfundoi ajo. /Arbresh.info/
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...