Kandidati për kryetar të Pejës nga Lëvizja Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, ka dërguar një ofertë zyrtare për bashkëpunim kryetarit të AAK-së në këtë qytet, Ali Berisha.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kelmendi, duke theksuar se Peja nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga “pazaret politike të ndërtuara mbi llogaritë e ngushta të pushtetit”.
“Sot, si kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës, i kam dërguar një ofertë zyrtare për bashkëpunim kryetarit të AAK në Pejë, Dr. Ali Berisha.Peja nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga pazaret politike të ndërtuara mbi llogaritë e ngushta të pushtetit prandaj jemi transparent në këtë rrugëtim”, ka pohuar ai.
Kelmendi ka shtuar se “Qyteti ynë meriton një qeverisje të përgjegjshme, me integritet dhe në shërbim të qytetarëve”.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! është e gatshme të marrë përgjegjësi për Pejën dhe të vendosë në qendër punën, drejtësinë dhe qytetarin. Koha e varësisë nga pazaret e fshehta me Gorazhdecin dhe Listën Serbe duhet të marrë fund.Më 9 nëntor fiton Peja, sepse jemi BASHKË me qytetarët që e votuan ndryshimin”, theksoi ai.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 9 nëntor./Telegrafi/
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...