Në Tërnoc derisa po pritej që të bëhej votimi i katërt përmes secilës do të vendosej nëse Shaip Kamberi do ta ketë edhe një mandat të deputeti në Kuvendin e Serbisë, kjo gjë nuk ndodhi.
Siç tha Kamberi u bënë parregullsi e shantazhe nga pala serbe dhe votimi u pengua.
Por ndaj këtij pengimi ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Nëpërmjet një postimi në Facebook, VV ka thënë se: “Për t’u bërë deputet nëse je me kombësi shqiptare në Serbi të përsëriten zgjedhjet plot katër herë”.
“Sot, Presidenti i Serbisë u paraqit në samitin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE. Aty po kërkonte të ardhmen evropiane të Serbisë, teksa në Tërnoc, lokalitetit më të madh të Bujanocit, po pengohej mbajtja e zgjedhjeve për herë të katërt, ngase aty po kandidon një shqiptar Shaip Kamberit përballë Ivica Daçiqit, partisë së tij”, thuhet në reagimin e VV-së.
Sipas VV-së Kamberi u pengua vetëm së është shqiptar.
“Pse duhet të përsëritetn zgjedhjet katër herë në Tërnoc dhe të pengohet nga marrja e mandatit të deputetit Shaip Kamberi? Nuk ka tjetër përgjigje përpos që është shqiptar dhe që mban qëndrime që dënojnë krimet e luftës së Serbisë, mohimin e të drejtave të shqiptarëve aktualisht në Serbi dhe flet shqip në Kuvend kur i denoncon këto qëndrime të institucioneve të Serbisë”, shkruan tutje VV.
Mes tjerash VV i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të sigurojnë proces të drejtë e demokratik.
“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, misionit vëzhgues të zgjedhjeve OSBE, Këshillit të Evropës e OKB-së që të sigurojnë proces të drejtë e demokratik dhe të mos lejohet deformimi i vullnetit politik të qytetarëve të Luginës. Këta dy ish-ministra të Millosheviqit nuk mundë të vazhdojnë me metoda të ish-shefit të tyre. Është e tmerrshme dhe e papranueshme që me metoda fashiste të shek. XX të luftohen shqiptarët edhe në dekadën e dytë të shek. XXI” ,thuhet në fund në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosjes/arbresh.info/.

Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...