AKR dhe VV janë në prag të arritjes së një marrëveshje koalicioni në Mitrovicë, me të cilën do t’i jepet mbështetje Agim Bahtirit për kryetar të kësaj komune.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Agimi Bahtiri, në tubimin e të cilit sot në Mitrovicë ka marrë pjesë kryetari i VV-së në këtë qytet me bashkëpunëtorë.
“Falënderoj kryetarin e VV-së në Mitrovicë, z.Faruk Mujka, për mbështetjen morale që na e dha sot për balotazhin i cili do të mbahet më 19 nëntor. Po punojmë që së shpejti ta zyrtarizojmë edhe koalicionin.
Së bashku do ta vulosim fitoren tonë, me të cilën Mitrovica do të qeveriset nga mitrovicasit dhe me duar të pastra +4”, ka shkruar Agim Bahtiri në Facebook.
Ky është shkrimi i Bahtirit në facebook:
“Falënderoj kryetarin e VV-së në Mitrovicë, z.Faruk Mujka, për mbështetjen morale që na e dha sot për balotazhin i cili do të mbahet më 19 nëntor. Po punojmë që së shpejti ta zyrtarizojmë edhe koalicionin.
Së bashku do ta vulosim fitoren tonë, me të cilën Mitrovica do të qeveriset nga mitrovicasit dhe me duar të pastra +4″, ka shkruar ai.
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira