Aderimi i Ibrahim Gashit në Partin Demokratike te Kosovës, ka nxitur reagime të shumta. Në partinë më të madhe opozitare në vend thonë se Gashi si rektori i UP- së do të mbahet mend si rektor falsifikues.
Teuta Rrusta koordinatorja për qendra e VV-së në një prononcim për ‘Indeksonline’ ka thënë se ai në kohën kur ishte rektor i UP-së i ka shërbyer PDK-së dhe jo studentëve.
“Ibrahim Gashi ka pasur ngritje akademike të rreme, duke pasur publikime në revista fiktive të Indisë. Ai ka qenë i përfshirë edhe në politike, madje në pozicione të rëndësishme, ku po ashtu nuk mbahet mend për diçka pozitive. Pra, edhe nga ana profesionale, edhe në angazhimin e tij në politikë, mendoj që ai ka dhënë veç kontribut të dëmshëm. Ai brenda UP’-së i ka shërbyer PDK’-së dhe jo studentëve dhe ngritjes së cilësisë në arsim universitar”, ka thënë Rrusta për Indeksonline.
Gjithashtu koordinatorja për qendra e VV-së, ka theksuar se pas gjithave këto, Gashi është kandidati më i përshtatshëm për Kadri Veselin, ish shefin e SHIK’-ut.
“ Si përfundim, një rektor që e ka thelluar gjendjen e rëndë për një kohë aq të shkurtër në UP dhe që u largua nga protestat e fuqishme studentore, është kandidati më i përshtatshëm për Kadri Veselin, ish shefin e ShIK’ut, kreun e nëntokës, njëherit ideatorin, disejnuesin dhe ekzekutesin e kapjes së shtetit”, ka përfunduar ajo.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...