Lëvizja Vetëvendosje thotë se qëllimisht kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk e fut në agjendë parlamentare Raportin e Qeverisë mbi Arritjet dhe Sfidat në Zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit, edhe pas gjashtë muajve që kur ky raport kishte arritur në kutitë e deputetëve.
“Gjashtë muaj u bënë sot prej kur Raporti i Qeverisë së Kosovës mbi Arritjet dhe Sfidat në Zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit arriti në kutitë e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ishte data 9 korrik 2018 ajo ditë kur raporti qeveritar me 41 faqe mbi 33 marrëveshjet e dialogut me Serbinë përgjatë viteve 2011-2017 iu dorëzua përfaqësuesve të popullit. Mirëpo, plot gjysmë viti më vonë, edhe sot e kësaj dite, ky Raport ngelet i bllokuar”, thotë Vetëvendosje përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
Vetëvendosje akuzon kryeparlamentarin Veseli për mos futjen e Raportit në agjendë, dhe sipas saj këtë e bënë qëllimisht.
“Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nuk e fut në agjendë parlamentare dhe nuk e sjell në seancë plenare për shqyrtim siç bëhet zakonisht me Raportet e Qeverisë. Kjo është e qëllimshme. Dhe, qëllimi nuk është i mirë. Përkundrazi”, thotë Vetëvendosje.
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...