Në deklaratën thuhet se bizneset në qendër të qytetit kanë filluar të kenë probleme serioze ekonomiko-financiare për shkak të punimeve të stërzgjatura dhe të vonuara.
“Punimet në rrugën qendrore të qytetit do të zgjasin minimalisht edhe 2-3 vite, për shkak të projektit të zgjerimit dhe rihabilitimit, dhe shikuar në perspektivë dhe bazuar në trendet aktuale, bizneset e mesme dhe të vogla apo ekonomitë familjare do të kenë vështirë të mbijetojnë. Kjo gjendje është në të gjithë qytetin e Gjakovës, kryesisht e shkaktuar nga kaosi infrastrukturor, respektivisht në komunikacion, që janë pasoja të keqplanifikimit dhe keqmenaxhimit”, vijon deklarata.
Ndërsa për ndërtimin e murit rrethues të Parkut të Qytetit sipas tyre është në kundërshtim me Planin Rregullativ Urbanistik dhe kundër çdo trendi botëror për zhvillim të parqeve moderne dhe të integruara.
“Shuma e mjeteve financiare që do të përdoret për ndërtimin e murit rrethues, mund të rialokohen për projekte më prioritare dhe emergjente për qytetarët. Andaj, ky projekt është i palogjikshëm, i kushtueshëm, joestetik dhe mbi gjitha me shkelje ligjore”, përfundon deklarata.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...