Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin ka thënë se Forcat e Armatosura të Serbisë, po shohin me kujdes dhe vëmendje të gjitha ndodhitë për rreth dhe janë gati për të ndërhyrë në çfarëdo kërcënimi të sigurisë së vendit dhe qytetarëve të Serbisë.
Ai ka thënë se pas vrasjes së Oliver Ivanoviq, situata nuk mund të thuhet se është e qetë, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.
Vulin ka thënë se ata nuk i luten askujt për të marrë pjesë ne hetimet e vrasjes së Ivanoviq, por që kërkojnë që të gjitha të dhënat të sigurohen edhe për autoritetet e tyre.
Këto deklarata Vulin i ka thënë nga vizita që i ka bërë batalionit të 21-të të këmbësorisë në Rashkë.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira