
Direktor Kancelarije Vlade Srbije za Kosovo i Metohiju Aleksandar Vulin naveo je u intervjuu agenciji Beta danas, 15. avgust 2012. da je Beograd spreman za nastavak dijaloga s Pristinom, ali da ne moze pristati na ucene i nasilje koji dolaze sa druge strane. (BETAPHOTO/MILAN OBRADOVIC/EV)
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, ka paralajmëruar se mund të ketë një rebelim të serbëve në Kosovë, në rast se Albin Kurti si kryeministër i ardhshëm i Kosovës vazhdon përpjekjet për ‘përçarjen e serbëve”
“Rebelimi i serbëve të Kosovës nuk është i pamundur”, ka thënë Vulin, shkruan b92, transmeton Gazeta Express.
Tutje Vulin ka thënë se nëse Albin Kurti e dëgjon kreun e opozitës në Serbi, Dragan Gjilas, dhe zgjedh në ndonjë post Rada Trajkoviqin, atëherë do të mbajë përgjegjësi për gjithçka që do të ndodh në Kosovë.
“Nëse Kurti e dëgjon Gjilasin dhe zgjedh Rada Trajkoviqin apo një nga ata për të cilët serbët nuk kanë votuar e që nuk janë pjesë e Listës Serbe, ai do të mbajë përgjegjësi për gjithçka që do të ndodh në Kosovë”, ka thënë tutje Vulin.
I gjithë ky debat është nxitur nga deklaratat e kryetarit të VV”së, Albin Kurti, rreth krijimit të Qeverisë së re ku do të bëjë përpjekje për të mos përfshirë Listën Serbe të Goran Rakiqit e cila dirigjohet direkt nga Beogradi.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...