Ish shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq parasheh se në një të ardhmet ë afërt Serbia do ta ketë në kufi Shqipërinë e madhe, transmetonArbresh.info.
Sipas tij, pjesë e planit për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë është që të dy vendet të mos e bllokojnë njëra tjetrën në bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara.
Ai ka theksuar se nëse me nënshkrimin e Serbisë Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, nuk ka mekanizëm juridik –ndërkombëtar që do të mund të pengonte që dy anëtare të Kombeve të Bashkuara të bëhen një shtet. Konkretisht, Kosova e Shqipëria të shndërrohen në Shqipëri të madhe, përcjell portali kossev.
Jeremiq shton se këto vende me anëtarësimin e vet në OKB , përkatësisht shteti i ri Shqipëria e madhe, mund të mos aplikojnë ndaras, por mund ta trashëgojnë njërën nga dy karriget në organizatën botërore, të Shqiërsië ose të Kosovës, nëse Serbia e jep pëlqimin.
Kështu, është e sigurt se disa vite pas nënshkrimit të korrigjimit të kufijve, Serbia në kufi do ta ketë Shqipërinë e madhe, parasheh Jeremiqi.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...