Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Djuric ka shkuar në Berlin në takim me delegacionin e Prishtinë ës për ta përgatitur takimin e Pa, por megjithatë takim nuk do të ketë, ka thënë sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vuciq
Vucic u ka thënë gazetarëve në Minsk se Djuricin e ka dërguar në atë takim dhe kjo nuk është kurrfarë fshehtësie.
“Nuk ka kurrfarë fshehtësie, kjo është përgatitje para Parisit. Marko Djuricin e ka dërguar në përgatitje të këtij takimi dhe i kam thënë që Serbia të jetë konstruktive, se duam vazhdimin e dialogut dhe të hiqen taksa, por shqiptarëve as që u shkon ndërmend dhe nuk ka rezultat”, ka thënë Vuciq.
Sipas Vuciqit, gjermanët e Francezët e kanë kuptuar mirë se kush nuk do dialog dhe kush po e frenon dhe kush do të dëshironte që në vend të Evropës dikush tjetër të merret me dialogun.
“Ne nuk themi se ai dikush tjetër nuk duhet të pyetet, ne vetëm themi se nuk bën që vetëm ai të pyetet. Fjala është natyrisht për ShBA-të”, ka thënë Vuciq, transmeton “Danas”./Express/
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...