Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, sërish ka pyetur zëdhënësen e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq nëse mund të tregojë se me çfarë helmi janë helmuar anëtarët e KQZ’së në Prishtinë.
Vuciq shprehet i habitur pse me ‘këtë çështje kaq të rëndësishme nuk po merret BE-ja, e as përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së, për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer’.
Ai përmendi në një postim në Twitter që kanë kaluar tri javë që nga rasti i helmimit në Prishtinë dhe përsëriti që derisa të jetë i gjallë, nuk do të heqë dorë nga përgjigjja për këtë rast.
Ai kërkoi nga BE-ja të sqarohet nëse helmi, siç tha ai, ishte antraks, noviçok apo ndoshta mjet për pastrimin e mobileve.
E në ndërkohë, Vuçiqi do të takohet të hënën me amerikanin Palmer, për çka thotë se do të jetë rast që të sqarohen pozicionet e dy palëve rreth sanksioneve dhe njohjes së Kosovës.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...