Vuçiq thotë se Serbia gjendet nën presion të madh nga BE dhe SHBA për ta njohur Kosovën

23:46 | 31 Maj 2021
A Z

Serbia gjendet në presion nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të njohur shtetin e Kosovës, ka deklaruar sot me shumë tension Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Këtë Vuçiq e tha gjatë një paraqitjeje të tij në televizionin serb Happy.tv, ndërsa u shpreh se për ta ka rëndësi të mos gjenden në panik, përcjell klankosova.tv.

”BE dhe Amerika po bëjnë presion, dhe zgjidhja e tyre është njohja reciproke e Kosovës. Ata nuk e kanë problem kur na fyejnë dhe krijojnë një lloj non-paper, kështu që ata më akuzojnë për këtë”.

”Aksioni është i koordinuar. Krejt kjo ndodh në të njëjtën kohë para vizitës së Lajçakut në Beograd, dy javë para vazhdimit të dialogut. Për rastësi nuk besojmë. Kemi pritur presione të fuqishme”.

Ai madje përmend edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

”Askush nuk do ta korrigjojë Vjosa Osmanin, pa marrë parasysh çfarë flet ajo”, shtoi ai.

”Është e nevojshme që Serbia të mbështetet për muri, për shkak të interasve të tyre gjeopolitike, dhe jo vetëm për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë. Por, edhe për shkak të ndalimit të Serbisë në zhvillim ekonomik”, vazhdoi Vuçiq.

Të ngjashme