William Walker i është kundërpërgjigjur ashpër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit kishte thënë se Walker e “kishte falsifikuar” Masakrën e Reçakut.
Në një intervistë për BBC, Walker ka thënë se deklaratat e tillë janë puna që Vuçiq e ka bërë gjithmonë gjatë karrierës së tij si politikan dhe ministër i Sllobodan Millosheviqit.
“Kur Vuçiq ose ndonjë makinë tjetër propaganduese përpiqet të më përshkruaj mua si një njeri që ka ndryshuar pozicionin rreth të drejtave të njeriut, e kanë gabim. Ata duhet të kuptojnë se unë luftoj për të drejtat e njeriut kudo, në Kosovë, edhe për komunitetin serb në Sllavoninë Lindore”, ka thënë Walker.
Vuçiq në dhjetorin e vitit 2019 e kishte akuzuar William Walker se kishte falsifikuar historinë e Masakrës së Reçakut.
“Gjithçka u falsifikua nga ai mashtrues”, kishte thënë Aleksander Vuçiq kur ishte pyetur për pikëpamjet e tij rreth William Walker.
Ndër të tjera Walker ka thënë se beson që është i mundshëm pajtimi në mes të shqiptarëve dhe serbëve.
Aleksander Vuçiq gjatë kohës sa në pushtet ishte Sllobodan Millosheviq kishte shërbyer si Ministër i Propagandës.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë