Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të takohet në Bruksel javën e ardhshme me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi në përpjekje “për të zgjidhur problemet tona”.
“Do të rifillojë dialogut… që të përpiqemi të zgjidhim problemet tona, edhe nesë nuk u besoj atyre… Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, u tha Vuçiq gazetarëve në Beograd.
Presidenti serb njoftoi se takimi me Thaçin do të mbahet më 23 mars.
Bashkimi Evropian insiston që Prishtina dhe Beogradi të normalizojnë raportet dhe kjo konsiderohet kushti kyç që dy shtetet duhet të plotësojnë, në mënyrë që t’i bashkohen bllokut.
Më 14 mars, Vuçiq kishte thënë se shteti i tij është i gatshëm për kompromis për çështjet e pazgjidhura me Kosovën.
“Për ne, pengesa më e vështirë në rrugën drejt Evropës është në të vërtetë situata mbi Kosovën dhe për këtë arsye, Serbia është e gatshme të flasë për kompromise të mundshme”, kishte deklaruar Vuçiq.
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në mes të Prishtinës dhe Beogradit ka nisur më 2011.
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...
Mjegulla e dendur, IHMK këshillon për kujdes në komunikacion
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...