Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk do të urdhërojë ushtrinë serbe të kalojë kufirin me Kosovë, teksa theksoi se do t’i tërheqë forcat ushtarake nga zona pranë kufirit me Kosovën.
Sipas tij, përshkallëzimi i tensioneve nuk do të ishte në të mirë të Serbisë, kur vije puna për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian.
“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të na prishin pozicionin që kemi ndërtuar prej një viti? Të shkatërrohet brenda një dite? Serbia nuk dëshiron luftë”, ka thënë Vuçiq për Financial Times, përcjell Arbresh.info.
“Serbia nuk do të përfitonte nga kjo sepse do të rrezikonte pozitën e saj në negociatat me Prishtinën”, shtoi ai.
Këto deklarime të tij, vijnë pas SHBA dhe BE kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendosjen e trupave serbe pranë kufirit me Kosovën.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka bërë thirrje ndaj Serbisë për tërheqjen e trupave pranë kufirit me Kosovën dhe të mbyllin dhe demilitarizojnë 28 bazat e përparme ushtarake dhe 20 bazat e xhandarmërisë që për vendin tonë paraqesin kërcënim të përhershëm./Arbresh.info
Lexo edhe:
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...