Vuçiq: Prishtina e sheh se po na ngutet, andaj po ‘na shantazojnë’

Serbia's President Aleksandar Vucic listens during the opening opening of the Political Symposium at the European Forum Alpbach 2018 on August 25, 2018 in Alpbach, Austria. (Photo by HERBERT NEUBAUER / APA / AFP) / Austria OUT (Photo credit should read HERBERT NEUBAUER/AFP/Getty Images)

18:41 | 23 Qershor 2019
A Z

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehur keqardhjen e tij për shkak të mos mbajtjes së takimit në Paris dhe theksoi se Prishtina e kupton se palës serbe po i ngutet në progresin ekonomik dhe se mund t’i pengojë në atë mënyrë duke i shantazhuar dhe kështu të vonohet arritja e zgjidhjes.

Për këtë arsye, sipas tij, Kosova kërkon nga Serbia njohjen dhe nuk ofron asgjë.

Vuçiq tha se ishte i trishtuar kur dëgjoi vlerësimet e disa qarqeve amerikane se ata thonë se Prishtina zyrtare ka të drejtë për taksat, pasi Serbia ka punuar për tërheqjen e njohjeve.

 

 

“Unë nuk do të veproj si Gjilas dhe të tjerët që nuk kanë bërë asgjë dhe kanë shikuar në qiell kur 90 vende e kanë njohur Kosovën. Ne jemi angazhuar dhe kemi ardhur deri aty që 13 shtete të tërheqin njohjet. Nuk kemi nënshkruar asgjë, as nuk kemi pranuar gojarisht që të mos e bëjnë këtë”, tha ai./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale