Presidenti i Serbisë ka konfirmuar se Milan Radoiçiq është në komandë të grupit që u përplas me policinë e Kosovës të dielën.
Siç raporton “Danas”, Vuçiq, në pyetjen e gazetarit të Radiotelevizionit Serb të mërkurën, “Sa dini për organizimin e atyre njerëzve, kush komandon ata njerëz nga Kosova (grupin terrorist në veri), a i njihni ata njerëz”, Vuçiq, që dukej i hutuar u përgjigj:
– Si të mos e njihja Milan Radoiçiqin.
“A i komandon ai?” pyeti Papiqi.
“Nuk e di nëse është në komandë, por ju më pyetët nëse i njihja ata njerëz. E njoh Milan Radoiçiqin. Nuk e di kush ishin këta të tjerët dhe as nuk njoha njeri. Tani kam dëgjuar për këta njerëz – është përgjigjur Vuçiq”, transmeton Arbresh.info.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...