Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “shqiptarët janë shumë nervozë” për shkak të “pjesëmarrjes së madhe në zgjedhje” në mjediset me shumicë serbe.
“Deri në orën 10:00, pjesëmarrja ishte më e madhe në mjediset serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj në fitoren e Listës Serbe, shpresoj që një pjesë e pushtetit të mund të kthehet në duart e saj”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.
Ai nuk sqaroi se në cilat të dhëna është bazuar.
Sipas Vuçiqit, shqiptarët nga të gjitha zonat – nga Tirana dhe Prishtina deri në Preshevë dhe Bujanoc – janë “dehur pas fitores së mbrëmshme” të kombëtares së futbollit të Shqipërisë ndaj Serbisë, në Leskovc.
“Do të doja që sonte të ketë një festë më të rëndësishme në komunitetet serbe në Kosovë, krahasuar me atë festë”, tha Vuçiq./rel
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë