Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar sot se Kosova nuk do ta ketë të lehtë të bëhet anëtare e NATO-s, siç tha ai, për shkak të rezistencës së fortë të Spanjës dhe Hungarisë.
Ai tha se në këtë çështje asgjë nuk varet nga Serbia sepse ajo nuk është anëtare e NATO-s.
“Ata mund të pranohen në NATO, por jo lehtë sepse ka vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Do të ketë rezistencë shumë të fortë nga Spanja, por edhe nga disa vende që e kanë njohur Kosovën, si vëllezërit dhe motrat tona nga Hungaria”, tha Vuçiq, raportojnë mediat serbe.
I pyetur nga gazetarët për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiq tha se ishte një “turp i veçantë”.
“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori. Ata nisen nga parimi se ‘forca nuk i lutet Zotit’. Ata mendojnë se mund të bëjnë gjithçka, por ne do të presim momentin kur do të vendoset një ekuilibër pak më ndryshe i pushtetit për sa i përket respektimit më të madh të së drejtës publike ndërkombëtare, që është situata tani, brezi im apo i juaji, për këtë më vonë”, tha presidenti i Serbisë, transmeton Telegrafi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se autoritetet kanë njoftuar komandantin e KFOR-it dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, për lëvizjet e reja të Prishtinës, hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Sveçla nuk shkon në gjykatë, avokati i tij thotë se është me...
Ministria del me njoftim për shtetasit e huaj që hyjnë në Ko...
ZKA fillon auditimin për sigurinë e nxënësve në shkollat pub...
Anëtarësimi në BE, Rama: Na kanë vënë kushte që nuk i merrni...
Kosova në pritje të buxhetit, ekspertët paralajmërojnë kolap...
Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fokus të takimit Durmishi–Ha...