Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, la të kuptohet se Beogradi mund ta njohë Kosovën si shtet sovran, por tha se një gjë e tillë do të kërkonte diçka në këmbim.
Vuçiq i bëri komentet në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.
“Së pari duhet të gjejmë kompromisin. Nuk mund ta njohim Kosovën pa fituar asgjë”, tha Vuçiq.
“Jam i sigurt se me ndihmën e miqve evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerikës, Kinës dhe vendeve të tjera, mund të arrijmë një zgjidhje”, shtoi ai.
Beogradi dhe Prishtina janë nën presion ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, si kusht për të përparuar në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
Në muajt e fundit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Vuçiq, kanë folur disa herë për idenë e ndryshimit të kufijve, si mundësi për marrëveshje.
Kjo ide ka hasur në reagime për dhe kundër
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...