Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shtunën në orën 08:00.
Ky organ do të takohet menjëherë pas takimit të kreut të shtetit me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, por edhe me këshilltarët e Berlinit dhe Parisit, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonn, shkruan “Novosati” transmeton arbresh.info.
Gjermani dhe francezi do t’i vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin pas letrave të përbashkëta të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, për Kosovën dhe Serbinë në të cilat u përmenden vendime të vështira në procesin e dialogut.
Prandaj paralajmërohet që tema kryesore të takimit të jenë ngjarjet në Kosovë dhe sfidat e sigurisë sidomos pas vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për ndalimin e përdorimit të targave serbe, gjë që ngriti tensione./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...