Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur dyshimin se do t’ia dalin që në Serbi të bëjë diçka apo të arrijnë ndonjë marrëveshje lidhur me çështjen e Kosovës, me interes për të ardhmen, duke thënë se “i frikësohemi vetes, të ardhmes dhe realitetit të qasjes racionale”.
Siç njofton Tanjugu, Vuçiq ka thënë se në shtator do të fillojnë të bisedojnë brenda të gjithë sektorëve; me sektorin civil, Akademinë e Shkencave, Kishën Ortodokse Serbe, bashkësinë akademike, partitë politike dhe në Parlament, lidhur me çështjen e Kosovës, transmeton Telegrafi.
I pyetur nëse janë përcaktuar afate lidhur me dialogun e brendshëm, të cilin e ka iniciuar dhe kur do të përfundojë, Vuçiq ka saktësuar se “ekzistojnë vetëm afatet që kanë të bëjnë me të ardhmen tonë”.
“Nuk kemi ne afate, përveç atyre që kanë të bëjnë me ta ardhmen tonë dhe askush nuk mund të na paraqes afate. Nuk jemi të detyruar për asgjë, askush nuk na ka thënë se jemi të obliguar, dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të zbatojmë asgjë, sepse i frikësohemi vetes, i frikësohemi të ardhmes dhe realitetit të qasjes racionale”, tha Vuçiq.
“Lidhur me Kosovën, të gjithë e dinë për çka bëhet fjalë dhe e kuptojnë krejt. Por, si të shkelen vendimet tona të cilat janë ruajtur më shumë se 20 vite”, tha ai
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...