Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se pa bisedime nuk ka marrëveshje me Kosovën dhe ka shtuar se Serbia edhe pa marrëveshje është mjaft e fuqishme ta vazhdojë ndërtimin e të ardhmes më të mirë.
“Ne s’e dimë çfarë po duan, çfarë po duan nga ne, nga bota… Ne po udhëheqim politikë racionale, serioze dhe të përgjegjshme, politikë paqësore dhe me hapa shkallë – shkallë, po shkojmë drejt afrimit te kompromisi. Nëse dikush s’e do kompromisin, ne jemi mjaft të fuqishëm që edhe pa marrëveshje ta vazhdojmë ndërtimin e të ardhmes më të mirë për popullin dhe qytetarët tanë”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Vuçiq.
Sipas tij, Kosova vazhdimisht po i ndryshon deklaratat e mesazhet për dallim nga ai që, siç tha, “nuk i ndryshon deklaratat e veta pasi e di se për çfarë lufton Serbia”.
Ka folur edhe për mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit të KB-së kushtuar Kosovës.
“Mendoj se pyetja e ambasadorit rus “çfarë kërkoni nëse mbledhja u duket maskaradë, ka qenë logjike. Edhe mua më duket jo serioze dhe maskaradë kur shkoj në Bruksel , Kombe të Bashkuara”, ka përfunduar Vuçiq.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...