Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka mohuar raportimet e disa mediave që thanë se në Jarinje ishin parë ushtarë serbë.
U tha se ushtarët serbë ishin vendosur në Rudnicë në afërsi të Jarinjes, por Vuçiq nuk i ka komentuar këto raportime.
“Nuk më intereson ajo çfarë shkruajnë mediat shqiptare”, tha fillimisht presidenti serb, transmeton lajmi.net
Tutje ai tha se njësitet ushtarake serbe do të vendosen në përputhje me Kushtetutën.
“Nuk do të justifikohem për askënd, kushdo që të jetë”, tha ai.
“Ne do të vendosim njësitet tona në përputhje me Kushtetutën. Politika serbe nuk udhëhiqet as nga mediat e Beogradit dhe as të Prishtinës”, theksoi ai.
Ndryshe presidenti serb akuzoi Kosovën se deri më tani nuk ka shfaqur interesim për një zgjidhje me Serbinë.
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...