Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka postuar në Instagram një foto me kryeministrin Edi Rama dhe Zoran Zaev nga darka zyrtare që po mbahet mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Vuçiç shkruan se “OpenBalkan” është një iniciativë e jashtëzakonshme.
“Ne e konsiderojmë OpenBalkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila u bë për shkak të njerëzve që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat. Bisedime të rëndësishme se si të vazhdojmë të përparojmë, të lidhemi, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka takuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, @ediramaal, dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, @zoranzaev”- shkruan Vuçiq.
Kujtojmë se vizita e Vuçiqit në Tiranë është përcjell me protesta të qytetarëve, protestë kjo e organizuar nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha./arbresh.info/
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...