Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Podujevë pasi që një person i panjohur ka goditur me thikë viktimën pas një mosmarrëveshje në trafik, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
“Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...