Një person është vrarë me armë zjarri të shtunën në Fushticë e Poshtme të Gllogocit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë dhe një fishekë, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është dërguar në mbajtje kurse viktima në IML për obduksion.
“Fushticë e Poshtme, Gllogoc / 01.11.2025 – 13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar. Është sekuestruar pistoleta, një gëzhojë dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Arbresh.info
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...
Haxhiu priti Koordinatorin e OKB-së në Kosovë, diskutohet ba...
Gjendja në kampin “Enver Zymeri”, Kurti: Përgjigjen duhet të...
Rritja e çmimit të naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme,...
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë në Lipjan, dysho...