Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi është takuar sot me ambasadorin e Somalisë atje, Jama Mohamed.
Mohamed përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se kanë pasur një takim produktiv me ambasadorin Vrenezi ku kanë diskutuar për forcimin e raporteve bilaterale.
“I nderuar që prita ambasadorin Agron Vrenezi, ambasador i Kosovës në Turqi. Ne patëm një diskutim produktiv për forcimin e raporteve tona bilaterale, shkëmbyem informacione dhe pikëpamje rreth çështjeve aktuale në rajon”, ka shkruar ambasadori somalez, Jama Mohamed.
Një takim i tillë në Ankara vjen pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq doli me pretendimet e tij se Somalia është një nga shtetet që e ka “çnjohur pavarësinë e Kosovës”.
Edhe ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka mohuar kategorikisht pretendimet e presidentit të Serbisë për punën e njohjeve./arbresh.info/
I am honored to receive HE @AgonVrenezi #Kosovo ambassador to #Türkiye.
We have a productive discussion in enhancing our bilateral relationship & exchanged information, views about the current issues in the region. pic.twitter.com/ht6NilngW0— Amb. Jama A Mohamed (@Jamaidid) January 10, 2023
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...