Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjilan ku u vranë tre persona.
Ai tha se ky është një alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, është një dhembje e madhe për të gjithë. Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë.”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, Krasniqi ka ngushëlluar familjarët.
“Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave!”, shtoi ai./Arbresh.info/
Ndryshe, Policia ka konfirmuar vdekjen e dy personave në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan e dy të tjerë janë lënduar.
Sipas raportimeve, dyshohet se ka ndërruar jetë edhe personi i tretë.
Arbresh.info ka pyetur policinë lidhur me vdekjen e personit të tretë dhe është ende në pritje të një përgjigje.
Ndryshe, Policia e Kosovës lidhur me rastin ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën.
LEXO EDHE:
Vrasja e dyfishtë në Gjilan, policia shpall në kërkim Mefail Shkodrën
Dy të vrarë e dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan
Vrasje e dyfishtë në Gjilan, i dyshuari në arrati – emër i njohur për policinë
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...