Një person është vrarë sot rreth orës 09:40 në qendër të Gjakovës. Sipas Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjakovës viktima është A.H, shtetas kosovar rreth 30 vjeçar nga Gjakova, raporton Arbresh.info.
Policia ka bërë të ditur se viktima ishte në vendin e tij të punës, deri sa është qëlluar për vdekje nga i dyshuari E. B 21 vjeçar nga Peja.
“Kryesi kishte hyrë në lokalin ku i ndjeri punonte (qebaptore Toni) ka qëlluar me armë zjarri viktimën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ç rast ka hedhur armën dhe është dorëzuar në stacion policor, i dyshuar është: E.B ,kosovar/shqiptar i lindur me 09.02.1996 në Pejë, me banim në Gjakovë”, bën të ditur policia.
Të gjitha ekipet kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ashtu edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë .
Deri tek ky rast tragjik, sipas policisë ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje e mëhershme për motive të ulëta. I dyshuari mbahet në ndalim policor, arma është konfiskuar dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për Krime të rënda nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë./Arbresh.info/
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...