Vrasja në Gjakovë: Gëzhoja dhe armë në vendin e ngjarjes, i dyshuari i njohur për policinë

12:46 | 16 Mars 2026
E.G

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Gjakovë.

Policia e Gjakovës mbajti një konferencë për media për të dhënë detajet e fundit lidhur me ngjarjen tragjike.

Sipas Zëdhënësit të Policisë për këtë rajon, Sheremet Elezaj, aktualisht po merren masa për lokalizimin e personit të dyshuar, i cili gjendet në arrati.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, si dhe një armë e ftohtë. Kjo është e gjitha që mund të ndajmë tani me publikun, pasi jemi ende në fazën fillestare të hetimeve. Jemi duke mbledhur dëshmi dhe po i verifikojmë ato,” tha Elezaj.

Ai shtoi se dorasi është i njohur për policinë, ndërsa hetimet për të gjithë pjesëmarrësit dhe motivet e ngjarjes vazhdojnë intensivisht.

LEXO EDHE:

Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat e plumbave

Shpërndaje në rrjete sociale