Po bëhen gati dy muaj që kur një vrasje e trefishtë në Gjilan tronditi gjithë vendin.
Lidhur me vrasjen e rëndë, deri më tani ende asnjë person nuk është arrestuar, megjithatë policia është në kërkim të Mefail Shkodrës dhe dy djemve të tij Edonis dhe Engjull Shkodra.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashai për Arbresh.info deklaroi se policia është duke punuar në mënyrë intensive për arrestimin e të dyshuarve.
“Po punojmë intensivisht për arrestimin e të dyshuarve për vrasje të trefishtë. Në momentin që kemi ndonjë zhvillim në këtë drejtim do t’iu njoftojmë menjëherë”, bëri të ditur ai.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur me 10 gusht të këtij viti në një kafiteri në qendër të Gjilanit, dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për fajde./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vrasja e trefishtë që tronditi Gjilanin, këta janë tre të dyshuarit
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...