Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Po mund të ju konfirmoj se gjykata ka konfirmuar aktakuzën ndaj tre të pandehurve”, tha shkurt Gashi.
Ndërkohë, në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli ishte deklaruar i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, ndërsa i dyshuari tjetër, Granit Plava nuk ishte deklarua rreth fajësisë.
Tashmë i akuzuari i tretë, Kushtrim Kokalla kishte deklaruar se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen.
Fajësinë e kishte pranuar i dyshuari tjetër për Tom Dodaj, i cili u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt./Arbresh.info/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...