Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuboroviq tha sot se autoritetet e Kosovës kanë dërguar dy letra me porosi në drejtim të Prokurorisë për Krim të Organizuar në Serbi, ku kërkohet informacion i caktuar për hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, transmeton Indeksonline.
“Prokuroria me siguri do të përgjigjet”, ka thënë ajo duke shtuar se janë të gatshëm të ofrojnë gjithë informacionin që kanë lidhur me procedurën hetimore të vrasjes së Ivanoviq.
Lideri i Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanovniq, u vra në mëngjesin e datës 16 janar para zyrës së tij në veri të Mitrovicës përderisa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka asnjë të arrestuar./Indeksonline/
Sulmet terroriste të Serbisë në Kosovë, Kurti: Vakuumi që lë...
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj