Një grua është vrarë me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Sipas policisë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe ka qëlluar me armë zjarri për vdekje, shkruan Arbresh.info.
“Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje.”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas policisë, lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj i cili ishte dëshmitar i rastit i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre.
“Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.”, thuhet tutje.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është inicuar si “vrasje me pasoja të grabitjes”/Arbresh.info/
Ngritët aktakuzë ndaj B.T për krime lufte në Kosovë
Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta m...
Shtatë qytete mund të mbesin në terr për festë
Kurti: Investimet dhe ristrukturimi në Telekom po japin rezu...
Vetaksident në Pejë, lëndohet një person
Gerard Piqué raportohet se rikthehet nga pensionimi për të l...