Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në Prizren i cili ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
I njëjti, sipas policisë ka lëvizur me shpejtësi prej 128 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50 km/h.
Atij i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, i janë regjistruar tri pikë negative si dhe si masë mbrojtëse i është konfiskuar patent shoferi për një vit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tejkalim i shpejtësis, kundërvajtësit i merret Patentë shoferi për një vit
Prizren, 18 Korrik 2022
Me datë 18.07.2022, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës , konkretisht Njësia e Rregullimit të Komunikacionit Rrugor –Prizren, me qëllim të krijimit të sigurisë në komunikacion ka mbajte një pikë kontrolli, gjatë kësaj kohe ka hasur një kundërvajtës i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë.
Kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50km/h ka ngarë automjetin me shpejtësi prej 128 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjobë prej 500 euro , i janë regjistruar 5 pikë negative dhe si masë mbrojtëse i është konfiskuar patentë shoferi për një vit.
Tejkalimi i shpejtësisë së lejuar është një ndër faktorët e shpeshtë si shkak i aksidentit, andaj respektojeni kufizimin e shpejtësisë dhe rregullat tjera të komunikacionit për sigurinë tuaj dhe të tjerëve. /arbresh/info/
500 milionë euro të shpenzuara për asgjë, Liverpooli i Sloti...
Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Pu...
QKUK njofton se është rritur numri i pacientëve, sidomos në ...
EUROPOL thotë se ka shkatërruar një kartel ballkanik të drog...
Mendy, arma e fshehtë e Realit për përballjen e sezonit në M...
Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndaloh...