Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, Memli Krasniqi ka votuar sot në zgjedhjet lokale që po mbahen në Kosovë.
Ai është parë në vendvotim së bashku me bashkëshorten e tij.
Pas votimit, Krasniqi tha se, zgjedhjet lokale para së gjithave janë zgjedhje për qytetarët dhe jo për politikanë, prandaj shpresoj që demokracia do të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve.
“Unë jam udhëheqës i opozitës, por sot këtu para së gjithash jam banor i Prishtinës, andaj edhe ky obligim qytetar kjo votë para së gjithash bëhet si qytetar i Prishtinës që dëshiron më të mirën për vendin e tij, shpresoj që edhe të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur kandidatët me të mirë, unë besoj që zgjedhjet lokale para së gjithëve janë zgjedhje për qytetaret dhe jo për politikanët. Shpresoj që do të kemi një ditë të mirë ku demokracia do të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...