Politologu Belul Beqaj ka vlerësuar se fati i marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi ka mbetur në duar të politikës së pamëshirshme që ka obsesion pushtetin.
Megjithatë, ai ka thënë se Lista Serbe mund ta ndryshojë qëndrimin për demarkacionin por, sipas Beqajt, pasojat e ndryshimit të këtij qëndrimi do të jenë të mëdha për Kosovën.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se nëse Lista Serbe e voton demarkacionin, do ta kushtëzojë me votimin për asociacionin e komunave me shumicë serbe sipas Marrëveshjes së Brukselit, e jo sipas mendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të kërkojë komuna të reja dhe do ta kushtëzojë transformimin e FSK-së në ushtri.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...