Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Ajo, si anëtar e delegacionit nga Parlamenti Evropian, për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve, ka theksuar disa nga parregullsi që u kryen në këtë proces.
Von Cramon në një postim në platformën X, vlerëson se zgjedhjet në Serbi u mbajtën në kushte të pabarabarta dhe me parregullsi të shpeshta blerje të votave.
“Unë kam qenë anëtare e Delegacionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Parlamentit Europian në Serbi ku së bashku me kolegët e mi kanë vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare nacionale. Zgjedhjet serbe u mbajtën në kushte të pabarabarta dhe u zhvilluan me parregullsi të shpeshta në ditën e zgjedhjeve dhe para saj, si keqpërdorimi i burimeve administrative, blerja e votave dhe cenimi i fshehtësisë së votës”.
Von Cramon thotë se ishin dëshmitarë që u sollën votues nga etniteti i Republikës Srpska nga Bosnja e Hercegovina./rtk

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren