Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, përmes një postimi në Twitter, ka pyetur se kur do të nisin sanksionet nga Bashkimi Evropian në lidhje me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
“Kur do të fillojë sanksionimi i këtyre njerëzve këtu? Ngrirja e aseteve, e llogarive bankare dhe parandalimi i tyre (dhe i disa kriminelëve të tjerë) për të udhëtuar në shtete e BE-së? Kjo do të ishte së paku sa për fillim (siç kishte bërë ShBA-ja disa kohë më parë)?”, ka shkruar von Cramon./Arbresh.info/

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...