Një person është shoqëruar në polici në Banjskë të Zveçanit, pasi që i njëjti dyshohet se në shkollën e fshatit kishte vjedhur disa copë llamarina, dhe i kishte dërguar në shtëpinë e tij.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“VJEDHJE Bajskë, Zveçan /31.08.2024 – 21:50. I dyshuari kosovar është shoqëruar në stacion policor për intervistim, pasi që i njëjti në shkollën e fshatit kishte vjedhur disa copë llamarina, dhe i kishte dërguar në shtëpinë e tij. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin