Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër veprimet e Gjykatës Speciale dhe qëndrimin e institucioneve të Kosovës ndaj proceseve gjyqësore që po zhvillohen kundër krerëve të UÇK-së.
Çitaku ka deklaruar se ajo që po bën Gjykata Speciale është “deformim i drejtësisë dhe përndjekje”, ndërsa ka shtuar se heshtja e institucioneve të Kosovës është “shurdhuese”.
Sipas saj, liderët e UÇK-së nuk mbrohen me “fjalime boshe apo deklarata populiste”, por me veprime konkrete, diskrete dhe institucionale.
“Fatkeqësisht, luftëtarët tanë janë braktisur nga institucionet. Ministria e Jashtme dhe Presidenca, në rrethana të tilla, do të duhej ta kishin këtë çështje prioritet kombëtar. E Kurti, që nuk ka asnjë problem të ofendojë e të sulmojë prokurorë e gjyqtarë të Kosovës, përballë Speciales nuk guxon as të hapë gojën. Të mjerë”, ka shkruar Çitaku.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...