Avokati dhe analisti i njohur kosovar, Azem Vllasi ka thënë për mediat serbe se Aleksandar Vuçiq e ka bërë hapin e parë të rëndësishëm për tu larguar nga ideologjitë se “Kosova është Serbi”.
Ai ka thënë se deklarata e Vuçiqit për marrëveshje historike ndërmjet dy vendeve, është hapi i parë drejt braktisjes së iluzionit se Kosova është krahinë e shtetit serb.
“Që kur regjimi i Millosheviçit krijoi krizën në Kosovë me përmbysjen me dhunë të autonomisë kushtetuse në vitin 1989 dhe publiku serb thoshte se Kosova është Serbi, paraqitja e fundit publike e Vuçiqit, është hapi i parë drejt braktisjes së atij iluzioni”, tha Vllasi, transmeton lajmi.net.
Sipas avokatit Kosova është e pavarur që nga viti 1999, pas bombardimeve të NATO-s.
Sipas Vllasit, tash është koha për një marrëveshje mes dy vendeve e cila duhet të finalizohet me njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë “në kufijtë ekzistues, dhe në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”. /Lajmi.net/
Trump shpall armëpushim tre-ditor midis Ukrainës dhe Rusisë
Abdixhiku: LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të sa...
Fundjavë me diell dhe vranësira të pjesshme
Sistemi i hyrje-daljeve në RMV jashtë funksionit, krijohen k...
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri